
13 Janar 2017 - 20:38
Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e tij Anita Muçaj – Haradinaj përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.
“Pas shumë ditëve në ankth, sot më në fund më erdhi një lajm i mirë, kërkesat për vizë në SHBA na janë aprovuar. Ramush hajde më shpejt vizat po na presin”, ka shkruar ajo në Facebook.
Javë më parë në një intervistë për Rubikon të KTV-së, Haradinaj e kishte konfirmuar se do të jetë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe në ngjarjet e tjerë përcjellëse.
Inaugurimi i Trump, president i ri i SHBA-ve, do të bëhet më 20 janar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...