Përveç deputetëve, rritje të pagave po kërkojnë edhe kryetarët e komunave [video]

13 Janar 2017 - 19:55      

Përveç deputetëve të Kuvendit të Kosovës, rritje të koeficientit për paga po kërkojnë edhe kryetarët e komunave.

Atyre nuk u ka pëlqyer aspak projektligji për pagat, i hartuar nga Ministria e Administratës Publike, e i miratuar ditë më parë në Qeverinë e Kosovës, raporton KTV.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është shprehur kundër këtij projektligji, i cili sipas kryetarit të këtij Asociacioni, nivelin lokal e trajton në mënyrë jo të drejtë.

Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, thotë se me këtë projektligj, koeficienti i pagës është bërë pa asnjë studim të mirëfilltë rreth vëllimit të punës së një kryetari të komunës, përgjegjësive ligjore dhe llogaridhënies që ka ndaj qytetarëve.

Ismajli gjithashtu ankohet se kryetarët e komunave më të mëdha nuk mund të kenë koeficientin dhe njëkohësisht edhe pagën e njëjtë me kryetarin e një komune më të vogël.

Por hartuesit e këtij projektligji thonë se e kanë bërë më të mirën e mundshme për të gjithë funksionarët publikë.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar, thotë se me këtë projektligj, i cili do të shkojë shumë shpejt për miratim në Kuvend, do të zgjidhet njëherë e mirë çështja e pagave.

Ministri Jagcilar thotë se ende ekziston mundësia që ky projektligj të ndryshohet, pasi ai do të kalojë nëpër komisionet parlamentare e më pas edhe për diskutim në Kuvend.


Përveç deputetëve, rritje të pagave po kërkojnë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...