Ministria s’jep shenja se do të merret me ultimatumin e kardiologëve për referimet e pacientëve [video]

13 Janar 2017 - 19:24      

Aq larg kishin shkuar disa kardiologë, saqë pacientët e tyre i konsideruan si jashtëqitje, ani pse ata ua besuan jetët e tyre.

Pacientët i referonin në spitale private brenda e jashtë vendit për të marrë shërbimin që mungonte në QKUK, e për secilin pacient, mjekët merrnin përqindje nga spitalet private, për çka edhe rëndohen në akuzë.

Tash kur shumë prej tyre po përballen me drejtësinë, po kërkojnë të lirohen nga obligimi që të referojnë pacientët për trajtim jashtë SHSKUK-së.

Duke mos dashur që të njolloset identiteti prej mjeku, udhëheqësi i njësisë koronare në Klinikën e Kardiologjisë, Imri Jashari, ka marrë iniciativë që Ministrisë së shëndetësisë t’i drejtohet përmes një peticioni të cilin ia firmosën shumë prej kolegëve.

Në peticionin të cilin mjekët e dërguan një ditë më parë në Ministrinë e shëndetësisë, është përcaktuar edhe afati prej 10 ditësh që ministria të bëjë zgjidhje.

Përkundër interesimit të televizionit, ministri Imet Rrahmani nuk u është përgjigjur telefonatave e as mesazheve se si do të veprohet me këtë kërkesë.

Por Rrahmani dy ditë më parë ka përcjellë një qarkore të cilën e posedon KTV-ja, përmes së cilës jep vërejtje pikërisht për mënyrën se si këta mjekë udhëzojnë për trajtim jashtë vendit edhe kur rastet nuk janë urgjente.

Këtë e pranon edhe drejtori i klinikës së kardiologjisë, Basri Sejdiu, sipas të cilit në mungesë shërbimesh, brenda një kujdestarie ndodh të referohen deri në 3 pacientë.

Ndryshe, ministria po në atë qarkore, bën me dije se është në proces që të ndryshojë udhëzimin administrativ për referim të pacientëve.

Kësaj ministrie i janë shpenzuar mijëra euro brenda vitit për të rimbursuar pacientët që trajtohen jashtë institucioneve publike derisa nuk ka qenë në gjendje që të rrisë kapacitetet e këtyre shërbimeve, për të cilat ka marrë miliona euro kredi.


Ministria s’jep shenja se do të merret me... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...