Kosova rrezikon me bllokadë totale në sistemin e Arsimit [video]

13 Janar 2017 - 19:12      

Në bllokadë totale pritet të hyjë sistemi i arsimit në vend, nëse Qeveria e Kosovës nuk e ndryshon projektligjin për nivelizimin e pagave në vend.

Kjo pasi Sindikata e Arsimit është indinjuar nga fakti se nga 11 koeficiente, sa janë përcaktuar me këtë projektligj, punëtorët e Arsimit janë klasifikuar në fund të tabelës, raporton KTV.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka thënë se ky projektligj degradon dhe nënçmon profesionin e arsimtarëve, duke i renditur ata vetëm një kategori më lart se punëtorët që kanë të kryer vetëm shkollën fillore.

Bazuar në tabelën e koeficienteve, në të cilën janë 45 grada, arsimtarët e shkollës fillore janë përcaktuar me gradën e shtatë apo me koeficient 1.75, ndërsa ata të shkollës së mesme me 1.9.

Kjo, sipas Jasharit, nënkupton se mësimdhënësit jo që mund të kenë ngritje page, por ekziston mundësia që të kenë zvogëlim të saj.

Ai ka paralajmëruar se që nga dita e hënë, do të kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të tërheqë mbrapa ligjin dhe të ndryshojë këtë koeficient, që mesatarja e mësimdhënësve të jetë të paktën 2.5, pasi nën këtë koeficient janë vetëm ata që nuk e kanë të përfunduar, jo vetëm fakultetin, por edhe shkollën e mesme.

Po ashtu, SBASHK-u ka ngritur shqetësimin se me këtë projektligj qeveria po tenton që t’ua ndalë edhe shtesat që arsimtarët i kanë marrë për shkak të përvojës dhe shkollimit.

Mësimdhënësit kanë lënë përgjegjës ministrin e Arsimit, që ka lejuar këtë keqsistemim të arsimtarëve në projektligjin për pagat.

Me Ministrinë e Arsimit ka qenë e pamundur të kontaktohet, për të marrë përgjigje, ngase zëdhënësi Faton Fetahu, si zakonisht, nuk e hap telefonin.

Projekt-ligji është miratuar në fundvit, por zbatimi i tij nuk do të nisë, të paktën jo deri në gjysmën e vitit, pasi qeveria nuk ka ndarë buxhet për këtë.


Kosova rrezikon me bllokadë totale në sistemin... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...