Limaj dukej tejet i nervozuar në seancën e sotme kundër tij [video]

13 Janar 2017 - 19:09      

I është dashur që mëngjesin e së premtes të paraqitet para Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe për këtë Fatmir Limaj u duk mjaft i nervozuar.

Përveç që i penguan kamerat, për fjalorin e Limajt, kur u deklarua rreth fajësisë, ankesa pati edhe prokurorja Drita Hajdari, raporton KTV.

Avokati Tahir Rrecaj, pas fjalës së prokurores, shtoi se klienti i tij nuk ka asgjë personale me prokuroren Hajdari.

Limaj akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria pretendon se ai kishte përgjegjësi komanduese, kur në territorin e tij u vranë civilët Ramiz Hoxha e Selman Binishi, më 2 tetor 1998 e autorët nuk dihen.

Avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, mohon që klienti i tij të ketë pasur përgjegjësi të tillë.

Gjykatësi i ka dhënë 1 muaj kohë mbrojtjes së Limajt për të paraqitur kundërshtimet për aktakuzën.


Limaj dukej tejet i nervozuar në seancën e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...