13 Janar 2017 - 19:06
Madje me zgjerimin e aktakuzës nga Serbia, do të jenë edhe 30 dëshmitarë të rinj, ka bërë të ditur ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë kushtuar Ramush Haradinajt, raporton KTV.
“Brenda afatit 5 ditësh e kemi dorëzuar kërkesën për ekstradim dhe të gjitha dëshmitë, në mënyrë që organet franceze të gjyqësisë do të mund të vepronin, ndërkohë që e kemi dorëzuar edhe materialin plotësues për ekstradim pikërisht në momentin kur është vendosur që ai të lirohet. Në aktakuzën e zgjeruar kundër Hardinajt gjenden 30 dëshmitarë të rinj”, ka thënë Kuburoviq.
Kuburoviq ka thënë se nuk do ti përgjigjen ekstradimeve në Francë, nëse ky shtet nuk ua dorëzon Haradinajn.
Për drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, drejtësi është vetëm kur të dënohen vrasjet e civile të kryera sipas tij, nga Ramush Haradinaj.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të BE-së dhe vendeve të tjera që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe ndjekjen nga ana e Interpolit, e jo të sjellin vendime politike në raste të tilla. Serbia ju dërgon paralajmërim se nuk e pranon drejtësinë e rrejshme përmes së cilës vrasjet dhe krimet ndaj serbëve janë të lejueshme vetëm nëse kjo është në interes të fuqive të mëdha”, ka thënë Gjuriq.
Me hidhërim, lirimin e Haradinajt e ka pritur kreu shtetëror serb Tomislav Nikoliq. Sipas tij, vendimi i tillë i Gjykatës Franceze është paralajmërim se aktakuza e Serbisë kundër Haradinajt do të hidhet poshtë.
Ndërkohë këto deklarime AAK-ja i ka quajtur fushatë të egër të qeverisë së Serbisë, derisa reagimin e Qeverisë së Kosovës e ka quajtur tejet të zbehtë dhe të çakorduar.
Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmikut e të Eulexit dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e Serbia edhe më tutje që “ta bëjë drejtësinë” për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e “mendësisë së Millosheviqit”, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AAK-së.
Ndërkohë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Interaktiv të KTV-së, tha se shqiptarët nuk do t’i nënshtrohen kurrë Serbisë.
“Njëjtë sa të më ndjekin, as unë kurrë s’do t’i nënshtrohem Serbisë e as shqiptarët nuk do t’u dorëzohen serbëve. Duhet të mësohen të jetojnë me ne, siç janë mësuar të jetojnë me kroatët, që u kanë dhënë leksion të mirë”.
Serbia e do me çdo kusht Ramush Haradinajn në... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...