13 Janar 2017 - 18:16
“Dr. Teuta Sopa, doktoreshë e Shkencave të Kimisë, profesoreshë e Universitetit me dy vajzat e saj Artinë Sopa, studente, Erna Sopa, studente, u arrestuan nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortit, respektivisht babait të tyre Hamdi Sopa, ish-zyrtar i lartë për informim në Zyrën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi”, ka thënë Gashi. “Teuta, Artinë dhe Erna Sopa u mbajtën në paraburgim për 175 ditë, rreth këtij rasti u bënë shumë ekspertiza edhe jashtë Kosovës, u angazhuan edhe ekspertë nga Shqipëria dhe Anglia për të demantuar ekspertizën fillestare të Institucioneve të cilave sipas disa zyrtarëve të lartë qeveritarë ‘do të duhej gjithsesi të ju besojmë’”, ka shtuar më tej Gashi.
Tutje ai ka shtuar se ekspertiza që i dërgoi në burg, ka qenë ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, si dhe vendimet e Policisë, Hetuesisë, Prokurorëve dhe të Gjyqtarëve që kanë mbyllur shumë raste me vetëm një ekspertizë.
“Ekspertizat që i liruan nga burgu znj. Teuta, Artinë dhe Erna Sopa janë ekspertizat e Institucioneve dhe ekspertëve të pavarur”, ka thënë Gashi.
Ka shtruar një mori pyetjesh.
“Se si ndodhen kthesat dramatike? Se a është mbyllur rasti përfundimisht apo jo? A gabuan Institucionet e pavarura që i krijuam ne me mund? A do të duhet verbërisht të ju besojmë atyre sepse janë Institucionet tona? Nëse gabuan Institucionet tona, a gabuan qëllimisht apo nga mosdija?”.
Ka thënë se për të sqaruar të gjitha këto çështje rreth këtij rasti, siç e ka quajtur, tepër tragjik dhe të dhembshëm, nesër në konferencën për media do të jenë prezentë znj, Teuta, Artinë dhe Erna Sopa.
Konferenca do të mbahet nesër më 14/01/2017 në orën 14.00 në zyrën e avokatit Gashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...