Kelmendi u premton zejtarëve mbështetjen qeveritare

13 Janar 2017 - 16:58      

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, të kryesuar nga kryetari Sami Dida.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se qyteti i Prizrenit njihet si vendi që ka shumë zejtarë, andaj premtoi se ata do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në lehtësirat tatimore për zejtarët dhe prodhuesit vendorë.

Në takim, po ashtu e theksua nevoja e fiskalizimit të bizneseve, e po ashtu edhe mundësia e organizimit të panaireve profesionale që kanë të bëjnë me zejtarinë.

Duke theksuar klimën për zhvillimin e biznesit, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Prizreni është vend që frekuentohet nga shumë vizitorë dhe është mundësi e mirë për tërheqjen e investitorëve potencialë, thuhet në njoftimin për media të zyrës së zv.kryeministrit.

Në takim u diskutua edhe për Zonën Ekonomike të Prizrenit, për të cilën zëvendëskryeministri theksoi se ky proces është në përfundim e sipër.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Sami Dida, kërkoi nga zëvendëskryeministri Kelmendi që të ndihmojë në Themelimin e Inkubatorit të Biznesit, përmes të cilit do të bëhej promovimi i produkteve nga ana e zejtarëve, si dhe trajnimet profesionale për bizneset.
Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, po ashtu kërkuan ndihmën e Qeverisë për mikrozejtarët në krijimin e lehtësirave të ndryshme në operimin e këtyre bizneseve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...