Certifikohen 25 rrobaqepëse, të trajnuara për programin e vetëpunësimit

13 Janar 2017 - 16:51      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi sot ka shpërndarë certifikatat e trajnimit për 25 rrobaqepëse të cilat janë kualifikuar në fushën e tekstilit, në kuadër të një marrëveshje të arritur vitin e kaluar mes MPMS-së dhe Qendrës për Aftësime Profesionale ‘BUSMEK’, nga Bursa e Turqisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast ministri Abrashi tha se në bashkëpunim me partnerët, Ministria po ofron programe trajnimi për të përgatitur njerëzit për vetë-iniciativë dhe vetëpunësim, transmeton Koha.net.

“Bursa për ne është një eksperiencë e mirë në sektorin e tekstilit, dhe ne sot po kurorëzojmë sukseset e para. Ne do të vazhdojmë tutje me sigurimin e pajisjeve, si dhe po synojmë hapjen e një kursi të ri për trajnimin e grave dhe vajzave në sektorin e tekstilit edhe ne qytetin e Podujevës”, është shprehur Abrashi.

Në këtë ngjarje, ai falënderoi miqtë nga Turqia, të cilët kanë bërë të mundur realizimin e këtij programi trajnues.

I kënaqur me rezultatet e arritura është shprehur edhe përfaqësuesi i Qendrës për Aftësime Profesionale nga Bursa, Ejup Arda, i cili tha se, “puna e treguar nga vajzat dhe gratë që kanë ndjekur kursin, na obligon që të vardojmë tutje edhe me programe tjera në të ardhmen”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...