13 Janar 2017 - 16:32
“Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e UNMIK-ut e të EULEX-it dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje ‘ta bëjë drejtësinë’ për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e ‘mendësisë së Millosheviqit’, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së, që ka për kryetar Ramush Haradinajn.
AAK thotë se Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se ka përfunduar jurisdiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.
“Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.
Ramush Haradinaj po vazhdon të qëndrojë në Francë, pasi dje, në ditën e tetë të mbajtjes në arrest, u la i lirë me kusht. Haradinaj u ndalua në Colmar të Francës me një urdhërarrest të Serbisë, të lëshuar në INTERPOL në vitin 2004.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...