KPK kompenson stafin e angazhuar në zgjedhjet e Drenasit

13 Janar 2017 - 15:03      

Është mbajtur takimi i njëqindenjëzeteshtatë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, njofton kumtesa nga KPK, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë aprovuar, me sugjerimet e dhëna nga ta, raportin e Mekanizmit përcjellës për harmonizimin e statistikave për periudhën janar-shtator 2016.

Anëtarët e KPK-së morën vendim për shpalljen e konkursit për avancim të pesë (5) prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe për tre (3) prokurorë në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan prioritet e Këshillit dhe trupave ndihmës, të cilat prioritete do të jenë pjesë e raportit të punës së Këshillit për vitin 2017, raport ky që pritet të miratohet në një nga takimet e radhës.

Në fund të takimit, anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan kërkesën për kompensim të stafit të angazhuar në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...