Kosova kërcënohet nga një bllokadë totale e arsimit

13 Janar 2017 - 14:15      

Në bllokadë totale pritet të hyjë sistemi i arsimit në vend, nëse qeveria e Kosovës nuk e ndryshon projektligjin për nivelizimin e pagave në vend, raporton KTV.

Kjo pasi Sindikata e Arsimit është indinjuar nga fakti se nga 11 koeficiente sa janë përcaktuar me këtë projektligj punëtorët e Arsimit janë klasifikuar në fund të tabelës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se ky projektligj degradon dhe nënçmon profesionin e arsimtarëve duke i renditur ata vetëm një kategori me lartë se punëtoret që kanë të kryer vetëm shkollën fillore.

Bazuar në tabelën e konficenteve në të cilën janë 45 grada arsimtarët e shkollës fillore janë përcaktuar me gradën e shtatë apo me koeficient 1.75 ndërsa ata të shkollës se mesme me 1.9.

Kjo sipas Jasharit nënkupton se mësimdhënësit nuk do të kenë ngritje page por ekziston mundësia që të kenë zvogëlim të saj. Ai ka paralajmëruar se që nga dita e hëne do të kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që të tërheq mbrapa ligjin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...