Foto: Ilustrim

Në Kosovë shuhen 1 mijë e 841 biznese

13 Janar 2017 - 10:46      

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara deri në shtator 2016, ishte 8,173 apo 820 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa në të njëjtën periudhë, u mbyllën 1,841 ndërmarrje apo 606 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.

Të dhënat e fundit të publikuara në raportin e tremujorit të katërt të BQK-së, tregojnë se vendi në këtë periudhë borxhi publik ka arritur në 842.1 milionë euro që është për 17.0 për qind më i lartë krahasuar me shtatorin e vitit 2015.

Si përqindje e Bruto Produktit Vendor (BPV), borxhi publik ka arritur në rreth 14.3 për qind nga 12.5 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton kp. Po ashtu deficiti në tregtinë e mallrave u karakterizua me një rritje vjetore prej 8.7 për qind deri në shtator të vitit 2016, si pasojë e rënies së eksporteve dhe rritjes së importeve.

Eksporti i mallrave deri në shtator të vitit 2016 kishte vlerën prej 225.9 milionë euro, që përkon me një rënie vjetore prej 9.9 për qind. Ndërsa vlera e gjithsej mallrave të importuara deri në shtator të vitit 2016 arriti në 2.0 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 6.3 për qind.

Bazuar në këto të dhëna , BQK, vlerëson se ka rënie të Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Deri në shtator të vitit 2016, arritën vlerën prej 182.3 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 268.5 milionë euro të regjistruar në periudhën e njëjtë të vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe , sipas raportit të BQK-së, vlera e gjithsej kredive arriti në 2.18 miliard euro. Rritja e kreditimit gjatë vitit 2016 kryesisht i atribuohet rritjes së kërkesës për kredi, si dhe përmirësimit të ofertës së kreditimit nga sektori bankar përmes uljes së normës së interesit, rritjes së shumës së kredisë së aprovuar dhe uljes së tarifave tjera të jo-interesit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...