13 Janar 2017 - 09:52
Me këtë rast ,ministri Arban Abrashi tha se pala zvicerane ka shpreh interesin për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale. Me këtë marrëveshje qytetarëve të Kosovës që kane punuar në Zvicër u mundësohet që të mund ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet, sepse ka pasur shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe është sukses i Qeverisë që po e përmbyll këtë proces kaq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër
Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projekt udhëzimin administrativ për mënyrën e kompensimit, përfshirë dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta, projekt udhëzimin administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompensimeve.
Po ashtu u miratua propozim vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore të KBI "Progres", në Prizren, të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, zona kadastrale Vllashnje, komuna e Prizrenit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...