13 Janar 2017 - 07:10
Mesatarisht për një muaj në vitin 2016 me ndihmë sociale janë mbështetur 26 mijë e 264 familje, ndërkohë që në vitin 2015 janë mbështetur 26 mijë e 697 familje, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas të dhënave të Ministrisë, në mungesë të plotësimit të kritereve, kërkesa për ndihmë në vitin 2016 iu është refuzuar 11 mijë e 759 familjeve.
Shuma e mjeteve që janë ndarë për ndihma sociale në vitin 2015 ka qenë 25 milionë e 285 mijë e 403 euro, ndërkohë që në vitin 2016 kjo shumë ka qenë 28 milionë e 787 mijë e 275 euro.
Kjo rritje e buxhetit ka ndodhur për shkak se në fund të vitit 2015, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për rritje të asistencës sociale nga 75 euro, sa kishte qenë deri atëherë, në 95 euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...