Haradinaj lirohet me kusht deri në shqyrtim të kërkesës për ekstradim

13 Janar 2017 - 06:30      

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është liruar me kusht nga një gjykatë franceze, deri në shqyrtimin e kërkesës për ekstradim në Serbi.

Ish-komandanti i UÇK-së do të qëndrojë në Francë, vendim ky i cili nuk u ka pëlqyer Qeverisë dhe partisë që drejton Haradinaj, shkruan sot Koha Ditore.

Por beteja ligjore mes Kosovës e Serbisë, ku është përfshirë edhe Shqipëria, do të vazhdojë ditët në vijim. Procedura e shqyrtimit të kërkesës së Serbisë për ekstradim merr 18 deri 40 ditë, që nga dita e arrestimit, derisa Haradinaj duhet të paraqitet para organeve të rendit dy herë në javë.

Vendimi i Gjykatës për lirimin me kusht është marrë duke u mbështetur në garancitë shtetërore që i ka ofruar Kosova përmes avokates zyrtare.

Kështu, Haradinaj do të qëndrojë në një vend të ofruar si garanci nga shteti i Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...