Aktakuzë për korrupsion ndaj zyrtarit të MTI-së dhe pronarit të kompanisë MDA

13 Janar 2017 - 06:45      

Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Xhemajl Syla, dhe pronarit të kompanisë “Menagment Developmant Association” (MDA), Luan Dalipi, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për kompaninë konsulente MDA kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që gjatë procesit të tenderimit të projektit “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit” kanë shkëmbyer informacione dhe dokumente lidhur me këtë tender, duke ia përshtatur kushtet dhe kriteret e tenderit interesave të kompanisë së të pandehurit Dalipi.

Projekti ishte i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në vlerë prej dy milionë eurosh, gjatë vitit 2013.

Xhemajl Syla akuzohet edhe për veprën penale keqpërdorim i informatës zyrtare.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e ka konfirmuar për gazetën se i akuzuari, në këtë rast Xhemajl Syla, është suspenduar nga pozita në ministri një vit më parë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...