12 Janar 2017 - 22:41
Kështu u shpreh opinionisti Imer Mushkolaj në Rubikon të KTV-së.
“Shtetin e udhëheqin njerëzit e kriminalizuar. Gjykata Speciale është krijuar pikërisht për shkak të këtyre njerëzve që janë në pushtet”, ka thënë ai.
E në anën tjetër të tij, opinionisti Mufail Limani e kundërshtoi fuqishëm.
Ai theksoi se nuk mund të pranojë që Kosova është vend i kriminalizuar.
"Nuk e pranoj që shteti Kosovës nuk e meriton me ekzistu..., nuk e pranoj faktin që krejt udhëheqësit e Kosovës, këta ku u përfshin të gjithë prej Rambujesë e këndej që nuk kanë bërë gjëra të mrekullueshme për këtë vend, nuk e pranoj akuzën që të gjithë janë të kriminalizuar", ka thënë ai.
Tutje Mushkolaj i drejtohet se kriminalizimin po e sheh ashtu siç do.
"Përgjimet që i kemi dëgjuar është krim për mu kur t’i i punëson njerëzit e tu, njerëz me libreza partiake të paaftë dhe i lë jashtë njerëzit që e meritojnë", ka thënë Mushkolaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...