Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë i Kosovës

12 Janar 2017 - 21:14      

Zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që për nesër institucionet të thërrasin një mbledhje të rrallë të Këshillit të Sigurisë, mëson KTV-ja nga burimet e afërta me institucionet e sigurisë në vend.

Takimin pritet ta udhëheqë kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe në të do të marrin pjesë edhe Ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm, Enver Hoxhaj e Skënder Hyseni si dhe shefi i AKI-së, Agron Selimaj.

Ende nuk është e qartë nëse Presidenti Thaçi do të mund të jetë këtu për takimin për shkak të udhëtimit në SHBA.

KTV-ja mëson se temë kryesore e diskutimit do të jetë evaluimi i gjendjes së sigurisë në vend pas qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës në javët e fundit duke përfshirë situatën e krijuar për murin në Mitrovicë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...