12 Janar 2017 - 20:44
Opinionisti Mufail Limani në Rubikon të KTV-së ka thënë se “pjesa shtetformuese, elita politike kosovare të gjithë kanë një lloj përgjegjësie, ose thënë ndryshe kanë injoruar këto urdhërarreste”.
“Natyrisht që qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të ndjehen të fyer. Pozicioni është i qartë, shteti i Kosovës do të jetë më këmbëngulës në raport të sigurisë në rajon”, ka thënë Limani.
Ai ka thënë se nuk e dinë nëse është e mundur politikisht që të pezullohet dialogu mirëpo theksoi se Kosova duhet të imponojë pika në këto bisedime.
E gazetari, Vehbi Kajtazi ka thënë se krimet e luftës duhet të zgjidhen dhe për këtë duhet bashkëpunim mes dy shteteve.
“Krimet e luftës duhet të mbyllen një herë e përgjithmonë. Kjo nuk mund të kryhet pa bashkëpunim në mes të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë", ka thënë Kajtazi.
Kajtazi theksoi se dëshmitë për krimet e kryer nga Serbia ndaj Kosovës gjenden në gjykatat në Kosovë dhe anasjelltas.
Ai tha se shteti i Kosovës është dashtë që të komunikoj përmes EULEX-it dhe ta qartësojë rastin e Haradinajt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...