12 Janar 2017 - 08:37
Bora e dendur solli bllokimin e segmentit të Rinasit dhe trafik të rënduar, ndërsa të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të Tiranës, përfshi edhe autostradën drejt Durrësit kalohen me zinxhirë.
Policia apelon për shmangur lëvizjet, pasi gjatë natës dhe ne orët e para te mëngjesit do të ketë ngrica për shkak të uljes së temperaturave. Situate kaotike edhe në aeroportin e Rinasit, për shkak të pezullimit të disa fluturimeve.
10 aksidente ndodhën mbrëmjen e së mërkurës, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar për shkak të situatës së pazakontë të krijuar nga reshjet e borës.
Pas reshjeve tashmë është problem i ngricave, të cilat do të favorizohen edhe nga temperaturat e ulëta. Drejtuesit e mjeteve u këshilluan nga policia që të përdorin zinxhirët dhe gomat e dimrit në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, i pa mësuar me këtë situatë.
Probleme pati edhe ne rrugën e Rinasit, ku dhjetëra persona u bllokuan edhe për shkak të anulimit të fluturimeve.
Vështirësi qarkullimi ka pasur në shumë pjesë të Tiranës, jo vetëm për automjetet, por edhe këmbësorët.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...