
12 Janar 2017 - 06:27
Balla ka publikuar një e-mail, ku ai e konsideron si një ndër provat e pakontestueshme, që, sipas tij, dëshmon qartë rolin që ka luajtur shtetasi nga Kosova, Nuel (Nue) Kalaj, dhe lidhja e këtij të fundit me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ai ka qenë i lidhur me të birin e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Kjo kuptohet qartë në këtë e-mail, ku drejtori çek i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i thotë nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, se do ta priste së bashku me Nuelin në aeroport në sallonin VIP. Hejseku thotë gjithashtu se, sipas Nuelit, takimi me të birin do ta shtynin për nesër, pas ardhjes së kryeministrit. Pra, kuptohet që Tomas Pleskac së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me kryeministrin dhe pastaj më të birin e tij. Sot nuk po bëj asnjë pyetje. Pyetjet do t’i bëhen në komision hetimor dhe më pas. Hetimi parlamentar vazhdon”, ka thënë Taulant Balla, ndërsa ka vënë në dispozicion të mediave një ekstrakt të këtij e-maili... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...