11 Janar 2017 - 21:10
Kështu deklaroi Pacolli në emisionin Rubikon të KTV-së, ndërsa tha se nuk kishte njohuri për procesin deri sa mori vendimin e Gjykatës.
“Derisa e kam marrë vendimin prej Gjykatës Kushtetuese nuk e kam ditur se kush është gjykatës dhe se kush mund të ndikojë aty, unë kam vazhduar punën. Në moment kur e kam marrë vendimin, unë kam lajmëruar që do të tërhiqem”, ka thënë ai, raporton Koha.net.
Ai ka folur për investimin që ka bërë në Universitetin e Prishtinës në kohën kur Hasani ishte rektor.
“Hasanin e kam takuar kur ka qenë rektor dhe këtu dua ta fus atë që thotë se unë e kam bërë një investim aty se e kam bërë për fushatë, është pafytyrësi e tij që ta klasifikojë atë aty”, ka thënë Pacolli.
“Ai ka ardhur e më ka lutur dhe i kam thënë po, kam vendosur që të investoj 1 milion euro aty por nuk e kam bërë për fushatë. Nëse do t’i kisha investuar këto 1 milion e 200 euro në fushatë, do të kishte rezultat tjetër”, thotë Pacolli.
Pacolli theksoi se Hasani tashmë e ka pranuar denoncimin, duke e cilësuar këtë deklaratë si pafytyrësi dhe idiotësi.
“Prandaj është pafytyrësi, idiotësi dhe këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit idiotë”, shtoi tutje Pacolli.
Kreu i AKR-së thotë se Hasanit i ka shkuar letra nga Gjykata ku fillimisht i kërkohet kërkimfalje publike dhe këtë duhet ta bëjë deri m 13 janar.
“Asnjëherë nuk kam debatuar për emrin dhe as për personin se lëre më t’i dërgoj dikë. Ai e ka bërë këtë deklaratë në këtë studio, ai duhet të përgjigjet për këtë. Ai më ka bërë dëm dhe për këtë është denoncuar. Dje i ka shkuar letra që brenda datës 13 janar të kërkoj falje publike. Më ka bërë dëme të pariparueshme. Ai menjëherë duhet të dalë me emër e mbiemër, këtë është dashur ta bëj sa ke qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe duke mos e bërë atë ai ka bërë një vepër penale”, ka thënë Pacolli.
“Është një gënjeshtër, pafytyrësi dhe tipik një njeri që nuk meritonte të përfaqësonte një institucion të tillë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...