11 Janar 2017 - 20:20
Rendi i parë nuk do të jetë më rendi klasik, thotë Presidenti i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.
Ai për Rubikon të KTV-së theksoi se këta emra nuk i qëndruan partisë në kohën kur kishte nevojë dhe tashmë dyert e AKR-së janë mbyllur për ta.
“Rendin e parë nuk do ta shihni atë rendin klasik sepse ata njerëz nuk janë më aty. Sigurisht kjo që ndodhi, që ata njerëz nuk janë, partia nuk hyri në parlamentin e Kosovës e konsideroj si anija që filloj të fundoset dhe ata ikën. Dyert u mbyllën për ta sepse ata është dashur që të qëndrojnë e të kontribuojnë për partinë”, ka thënë ai.
Pacolli theksoi se secili prej figurave të partisë ka bërë fushatë pa asnjë mjet vetjak.
Qasja ime liberale dhe fakti që nuk është njeri i dhunës ka bërë që të ndodh largimi i atyre personave nga partia, thotë Pacolli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...