11 Janar 2017 - 19:43
Serbia sot ka njoftuar se ka siguruar prova të reja kundër ish-kryeministrit Haradinaj, që po vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Francë, pas ndalimit ditë më parë bazuar në urdhërarrest të Serbisë, lëshuar në vitin 2004.
Koci ka deklaruar se Serbia sërish do të dështojë duke marrë për shembull edhe rastin e Ejup Ganiq.
Nesër në orën 11:00 pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Haradinajt.
“Nuk është hera e parë që Serbia tenton t'i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale.
Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nëpërmjet kinse zgjerimit të hetimit kundër z. Haradinaj.
Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze. Në një rast të ngjashëm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar, me gjyqtarin Tim Workman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kërkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar.
Besojmë fuqishëm se edhe kësaj radhe, do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!”, ka shkruar Koci në Facebook.
Serbia dje kishte dorëzuar zyrtarisht kërkesën për ekstradim të Haradinajt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...