
11 Janar 2017 - 19:19
I dënuar me 8 vjet burgim në rastin Medicus, kur u bë aktvendimi i plotfuqishëm, Dervishi u arratis nga drejtësia, duke mos shkuar në vuajtje të dënimit, raporton KTV.
Ai bashkë me djalin e tij, Arban Dervishi, u arratisen në shkurt të vitit të kaluar.
Gjykata Supreme, në fund të 2016-ës, e ka kthyer rastin në rigjykim dhe ka kërkuar shfuqizimin e urdhër-arresteve ndaj tij.
Avokati i tij, Veton Hasani, e ka quajtur vendimin e jashtëligjshëm sepse ka thënë se ai është arrestuar me urdhër-arrest të pavlefshëm.
Hasani ka mohuar që klienti i tij, urologu Lutfi Dervishi, të ketë qenë duke u fshehur në Serbi, derisa EULEX-i ka konfirmuar se ai është arrestuar në Prishtinë.
Zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, gjithashtu ka konfirmuar për KTV-në se urdhër-arresti është lëshuar pas vendimit të Gjykatës Supreme për rigjykim, por ajo nuk ka dhënë detaje nëse kjo është bërë pas arrestimit të Dervishit.
Në kërkim vazhdon të konsiderohet Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit.
Para se rasti të kthehej në rigjykim për shkelje procedurale, Gjykata i kishte dënuar babë e bir me nga 8 vjet burgim për vepra të ndryshme penale, ndër to për trafikim me qenie njerëzore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Një muaj paraburgim mjekut Lutfi Dervishi, në... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...