
11 Janar 2017 - 19:07
Besim Hoti, zyrtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se dëme në njerëz nuk ka pasur, raporton KTV.
Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe ministrja për dialog, Edita Tahiri, e cila i ka shkruar letër Bashkimit Evropian, duke kërkuar që të ndërhyjë te pala serbe që të qëndrojë në linjë me frymën e dialogut.
BE-ja i ka kthyer përgjigje se mbetet i përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet ndalur.
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, nuk ka dashur ta komentojë sulmin.
Ndërsa kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e ka dënuar këtë sulm dhe njëherësh, sipas tij, shteti i Kosovës duhet të jetë këmbëngulës në shtrirjen e pushtetit brenda territorit të vet.
Objekti ishte përuruar më 28 nëntor të vitit të kaluar nga ministrja për dialog, Edita Tahiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...