Kosova s’ka strategji si të përballet me Serbinë, thotë Gashi

10 Janar 2017 - 23:54      

Arben Gashi, deputet i LDK-së ka thënë se Kosova nuk ka ndonjë strategji për t’u përballur me Serbinë, por sipas tij duhet të ketë bashkëpunim shumë të madh me ndërkombëtarët për të zgjidhur çështjet si kjo e Haradinajt.

“Kosova duhet të ketë angazhim më të madh me ndërkombëtarët. Nëse Kosova arrin të bindë ndërkombëtarët se kjo është çështje ekskluzive politike dhe të bindë që Serbia po mundohet të bllokojë qytetarët e saj. Kosova duhet të fillojë të ngritë akuzat ndaj personave që kanë kryer vepra penale. Dhe tani mund t’i shohim se sa aktakuza kanë bërë ata dhe ne”, ka thënë Gashi në Interaktiv të KTV-së.

Ai më tutje ka thënë se problemi i Kosovës është se nuk ka ndonjë plan apo strategji se si do të përballet me Serbinë.

Gashi më tutje ka folur edhe për murin në Mitrovicë që thotë se Qeveria ka premtuar se brenda janarit do të rrëzohet.

“Kuvendi i ka kërkuar nga Qeveria që të rrëzojë murin. Qeveria është e bindur se në janar do të rrëzojë murin. Nëse kjo nuk ndodh atëherë ajo duhet të marrë përgjegjësi”, ka thënë Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...