Gashi: Asnjëra rezolutë për Haradinajn nuk plotësonte kushtet

10 Janar 2017 - 23:36      

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se rezolutat e propozuara për Ramush Haradinajn nuk plotësonin kushtet, pasi kishin kundërthënie.

Ai thotë se ka abstenuar në të dyja rezolutat.

“Mungesa e vullnetit nuk kaloi rezolutat e propozuara sot. Në sallë ishin 78 deputetë, kuorum kishte, por të gjithë deputetët votuan rezolutën e tyre. Deputetët nuk pranuan që të votojnë rezolutën e palës tjetër. Asnjëra prej rezolutave të propozuara nuk i plotësonte kushtet që të kalonte. Ndalimi i bisedimeve dhe shkarkimi i kryeministrit dhe ministrave ishin dy pika që nuk përputheshin”, është shprehur Gashi.

Ai më tutje ka thënë se pozita ishte e gatshme që të lejonte rishikim në dialog me Serbinë, por sot nuk pati rezultat.

“Ato në pozitë ishin të gatshme që të ketë rishikim të dialogut. Por nuk u arrit që të kalonin këto rezoluta. Ka një masë kritike të deputetëve që duhet të shqyrtohet bisedimet me Serbinë por duhet të bëhen deri në një masë. Në dialog duhet të ketë qasje tjetër dhe sot fatkeqësisht nuk u arrit sot një konsensus. Rezoluta do të ishte simbolike, por kërkesa strikte ishte që kishte ndërprerje të bisedimeve me Serbinë”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...