Krasniqi: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!

10 Janar 2017 - 22:29      

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar se sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!

Ky është shkrimi i Krasniqit:

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit! Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem!

Por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia nuk kishte sesi mos te dilte e fituar. Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t’i ndjekë vetëm krimet e pretenduara te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryera në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?!

Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë e i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë?!
Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës, të cilët kërkojnë plotësimin e ligjit në fjalë.
Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t’i ndjekë edhe kriminelët serbë. Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosovës për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...