Thaçi takon Talbottin, kujton një lajm të mirë nga ana e tij

10 Janar 2017 - 22:23      

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon vizitën e vet në SHBA, transmeton Koha.net.

Ai, për aktivitetet e veta nga kjo vizitë po njofton përmes profilit të tij të Facebookut.
Sot ai, pas takimit me ish – sekretarin e shtetit Madeleine Albright, është takuar me zyrtarin Strobe Talbott.

Për këtë takimi Thaçi ka shkruar:

“Pata kënaqësinë ta takoj mikun tim të vjetër, zotin Strobe Talbott, Presidentin e Brookings Institute, institut kërkimor i themeluar qysh më 1916, me seli në Washington, D.C.
Gjate ditëve tona më të vështira si popull, në pranverë të vitit 1999, Talbott më kishte dhënë një prej lajmeve më të mira: "Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë! Ju siguroj se nuk do t'ju lëmë në mëshirë të askujt!"

Sot kujtuam kohërat e shkuara, por biseduam edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe më gjerë. E ftova z. Talbott ta vizitojë Kosovën. Besoj të shihemi së shpejti edhe në Prishtinë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...