Foto: KoSSev

Shpërthim në Mitrovicën veriore

10 Janar 2017 - 21:44      

Persona të panjohur sonte kanë hedhur një mjet shpërthyes në objektin e qeverisë së Kosovës të inauguruar pak para vitit të ri në Mitrovicën e veriut, transmeton Koha.net.

“Mjeti shpërthyes, granata, ka shkaktuar dëme materiale, thyerje të xhamave të ndërtesës qeveritare, por nuk ka të lënduar”, ka konfirmuar për TV ARTA, Besim Hoti, zyrtar policor në Mitrovicë.

Kjo ndërtesë ka qenë cak i sulmit menjëherë pas inaugurimit të saj nga ministrja për Dialog Edita Tahiri.

Mediat serbe këtë objekt e paraqesin si hotel me emrin “Sasha”.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lexoni edhe: Pronari i Hotel “Sasha”: I thash Edita Tahirit të ikte shpejt se mund të ketë probleme

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...