Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të turizmit në Holandë

10 Janar 2017 - 21:36      

Shqipëria për herë të parë është pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në “Vakantiebeurs” Utrecht (Hollande), që zhvillohet nga data 10-15 Janar.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është prezantimi i paketave turistike përballë turistëve, në një nga tregjet më të mëdha në botë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre, siç është ai hollandez ( i 5-ti pas Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës). Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes- biznes (B2B ) dhe biznes- konsumator (B2C), mes Shqipërisë dhe Holandës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Ambasadën tonë në Hollandë, prezanton Shqipërinë turistike bashkë me 3 ture operatorë turistikë (Discover Albania, Tours Albania & Balkans dhe Sondor Travel, të cilët në bazë të një agjendë, do të asistohen në takime të ndryshme, të organizuara nga përfaqësia jonë diplomatike në Holandë.

Gjithashtu, gjatë ditëve të këtij panairi është parashikuar edhe një forum biznesi dhe takime me investitorë të ndryshëm, ku Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA, do të shpalosë potencialet për investime që ka Shqipëria, jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe në sektorë të tjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...