10 Janar 2017 - 21:18
Ai në Rubikon të KTV-së ku u fol mbi fuqinë rajonale të shqiptarëve theksoi se mes Kosovës e Shqipërisë nuk duhet të ketë kufij të llojit të barrierave, me tela e gjemba të kohës së komunizmit, thotë ai.
Afërsia mes Kosovës e Shqipërisë dhe afërsia e të dy vendeve bashkë drejt rrugës evropiane është pikënisja e shqiptarëve sot dhe kufijtë nuk duhet të luajnë rol primar në këtë aspekt.
“Kur u fol për kufijtë, pyetje ime është se çfarë janë kufijtë, çfarë janë kufijtë? Sa është luftuar mes Francës e Gjermanisë dhe të shkosh sot në Strasburg të pyesësh, ju duket një çudi e madhe sepse kufijtë janë të hapur pasi është bashkëpunimi mes vendeve shumë i madh. Pra sot mos t’i konsiderojmë kufijtë barriera me tela e me gjemba si në kohën e komunizmit që si kaloje dot. Kufijtë janë tejkaluar tashmë, në një sens dhe ajo që po bëhet do t’i tejkaloj edhe më tepër. Në mes vendeve tona, jo vetëm mes Kosovës e Shqipërisë, por edhe Maqedonisë e Malit të Zi, ka fusha të mëdha për të shtuar bashkëpunimit sepse sa më shumë të zgjerosh tregun, aq më shumë zhvillohet ekonomia”, ka thënë ai.
Shehu theksoi se sot ka një dobësim të kufijve të cila do të shkojnë drejt shuarjes me anëtarësimin në BE.
“Sot ka një lëvizje të lirë dhe ka një dobësim të kufijve të cilët do të shkojnë drejt shuarjes së tyre kur në të shkojmë në Bashkimin Evropian dhe të jemi pjesë të gjithë bashkë të Bashkimit Europian”, ka thënë ai.
Shehu thotë se e sheh me pozitivitet punën që bëhet në mes të dy shteteve, Kosovës e Shqipërisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...