UP pranohet në Agjencinë Universitare të Frankofonisë

10 Janar 2017 - 21:13      

Universiteti i Prishtinës është anëtari më i ri i Agjencisë Universitare të Frankofonisë.

Pranimi i UP-së në këtë agjenci është një hap shumë i rëndësishëm që do t’i hapë mundësi të reja profesorëve dhe studentëve të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Jashtëzakonisht i lumtur që edhe zyrtarisht u njoftuam për pranimin e Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare të Frankofonisë, dy vite pas pranimit në Frankofoni. Një anëtarësim shumë domethënës që krijon mundësi të shumta për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës për shkëmbim të përvojave dhe dijes me universitetet frankofone”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Me anëtarësimin në këtë organizatë, Universitetet e Kosovës, profesorët dhe studentët kosovarë do të kenë mundësi të komunikojnë me universitetet frankofone, t’u qasen dhe të aplikojnë për programe studentore si bursa, programe shkëmbimi etj.

Njëkohësisht, Kosova është ftuar në Asamblenë e Përgjithshme e cila do të mbahet në maj, 2017, në Marok.

Kosova u pranua në Organizatën e Frankofonisë në nëntor të vitit 2014.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...