Kosova dhe Shqipëria duhet t’i bashkojnë forcat

10 Janar 2017 - 21:03      

Njohja për Kosovën në shumë vende të largëta ka ngelur në kontekstin e luftës.

Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli foli për eksperiencat e tij, fillimisht në Japoni për të vazhduar me atë në Vjenë.
“Sa më larg që jemi, njohuritë për Kosovën janë më të vogla. Nuk është se nuk e njohin por e kanë njohur me një kontekst tjetër, atë të luftës, por gradualisht këto gjëra fillojnë e ndryshojnë”, ka thënë ai në KTV për “Rubikon” .

Ai përmend rastin kur fillimisht shkoi në Japoni dhe pikë reference ishte vetëm ambasada shqiptare atje, përderisa thotë se në Evropë është më lehtë pasi ekziston komuniteti shqiptarë atje.
“Austria ka qenë një kontribues i madh i vetë krijimit të shtetin shqiptarë në atë kohë, shteti që ndër të parët ka marrë shqiptarët për të studiuar”, ka thënë Ukelli.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE sipas Ukellit është moment i rëndësishëm edhe për Kosovën pasi atëherë do të ketë një zë shqiptarë përfaqësues në BE.
“Ne i gëzohemi ditës kur Shqipëria bëhet pjesë e BE-së pasi do kemi një zë shqiptarë në Bashkimin Evropian dhe në këtë kontekst duhet parë gjërat”, ka thënë ai.
Ukelli thotë se Kosovë e Shqipëri duhet t’i bashkojnë forcat e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...