10 Janar 2017 - 20:38
Shehu tha se 25 vjeçari i fundit nëse për dikë ishte i suksesshëm, atëherë ishte për shqiptarët.
“Nëse shikojmë zhvillimet e 25 viteve të fundit, unë do them se zhvillimet kanë qenë të mrekullueshme për shqiptarët. Nëse një 25 vjeçar mund të konsiderohet i suksesshëm për një popull, atëherë janë shqiptarët. Nëse shikojmë zhvillimet brenda këtij 25 vjeçari, për neve në fund të viteve 80-ta nuk mund ta imagjinonim për këtë realitet që jemi sot, në tërësi, në rajon gjendja e shqiptarëve. Sot kemi një Shqipëri demokratike e cila është anëtare e NATO-së, e cila doli nga diktatura e thellë, që u rreshtua qartësisht që ato ditë, fjalët tona kanë qenë e duam Shqipërinë demokratike”, ka thënë ai.
Cdo opsion i cili largon vendin nga hapësirat perëndimore do të jetë problem, thotë Shehu.
Tutje Shehu kujton vitet e 80-ta kur thotë se ishte vështirë e imagjinueshme se realiteti në të cilin gjendet sot Kosova. Një Kosovë e pavarur dhe me hapa të sigurt drejt BE-së, thotë Shehu.
“Integrimi është një punë, një vullnet reciprok për përmbushjen e standardeve. Ne sot e kemi një Kosovë të pavarur, vështirë e imagjinuar në vitet e 80-ta. Kosovë e cila aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, e cila ka bërë hapa të rëndësishëm veçanërisht reale në drejtim të NATO-së, e cila ka fituar një betejë të madhe.
Shehu theksoi se rruga evropiane e Kosovës është e sigurt dhe se ajo tashmë e ka të fituar atë veçse i kanë ngelur edhe disa standarde për t’u plotësuar.
“Kosova ka fituar një betejë të madhe, fitoj betejën në kampin perëndimor. Kosova ka marrë tërësinë, ka marrë pasaportën në kampin perëndimor. Mund të ketë dy tri shtete që ende se kanë njohur dhe unë kam besim që kjo do të ndodh shumë shpejtë mirëpo ka fituar tërësisht pasaportën në kampin perëndimor. Është pjesë e kampit perëndimor, i ngel për të përmbushur disa standarde të tjera”, ka thënë Shehu.
“Sot jetojmë në një rajon ku shqiptarët duke qenë të lirë janë faktorizuar dhe janë fuqizuar”, përfundoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...