10 Janar 2017 - 19:25
Ka ditë që banorët e fshatit Divjak kanë kërkuar ndihmë nga komuna për të zhbllokuar rrugët e fshatit.
Megjithatë, në disa prej fotove vërehet se në këtë fshat thellësia e borës ka arritur deri në atë nivel, sa që veturat kanë qenë të mbuluara tërësisht.
Edhe fshati Tërpeze ka problemin e njëjtë. E hëna ka qenë ditë feste, ndërsa zyrtarët komunalë thonë se vetëm të martën arritën të nisin punën për zhbllokimin e fshatit Divjak. Ortekët e mëdha të borës thonë se ishin pengesë.
Nënkryetar i komunës së Lipjanit Sefer Tasholli ka theksuar se janë rreth 62 vendbanime përreth Lipjanit, ku komuna ka intervenuar, por që është dashur edhe ndihma e kompanive të tjera për zhbllokimin e rrugëve.
Zhbllokohen nga bora fshatra në Lipjan by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...