Pacientët me shumë telashe në Klinikën ortopedike [video]

10 Janar 2017 - 19:22      

Mosinvestimi në klinika të QKUK-së ka vështirësuar punën e stafit dhe të qytetarëve që kërkojnë trajtim, raporton KTV.

Klinika e ortopedisë, e cila funksionon e ndarë në dy objekte, i bart pacientët në këtë të ftohtë për të kryer operacionet. Gjatë ditës së martë, në mungesë të autoambulancave, të cilat nuk u ndezën për shkak të temperaturave të ulëta, ata u desh që në këmbë e me karroca të kalojnë rrugëve me akull nga klinika në klinikë.

Deklaratat e shumë zyrtarëve të shtetit, të cilët u përbetuan se do të merren seriozisht me sektorin e shëndetësisë, do të mbeten vetëm të thëna. Kështu shprehen qytetarët që në këto ditë të ftohta u drejtuan në klinikën e ortopedisë në QKUK.

Drejtori i klinikës, Arbër Tolaj, thotë se këto probleme janë të kamotshme. Madje, ai tregon se shpesh përballen me irritimin e pacientëve, të cilët me të drejtë u vërsulen stafit për mungesë kushtesh.

Një zgjidhje për të tilla telashe nuk pritet të bëhet edhe për së paku tri vitet e ardhshme. Madje, objektin e ri që do të ketë kapacitete të mbulojë të gjitha kërkesat dhe ofrojë të gjitha shërbimet në një vend nuk do ta rregullojë qeveria, por do të jetë donacion nga USAID-i.


Pacientët me shumë telashe në Klinikën ortopedike by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...