Gjithë vendi me mungesë të energjisë elektrike [video]

10 Janar 2017 - 19:19      

Pothuajse i gjithë vendi është duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, raporton KTV.

Qytetarët ankohen se reduktimet janë 4 orë me rrymë e 2 orë pa të, por me raste ndërprerja shkon edhe mbi 3 orë.
Në Vushtrri ndërprerje ka vazhdimisht.

Sipas qytetarëve, ndonëse janë paralajmëruar se orari i reduktimeve është 4 orë me rrymë e 2 orë pa të, shpeshherë është e kundërta.
Edhe kryeqyteti ka ndërprerje të energjisë dhe vështirësi paraqiten në shumë aspekte. Viktor Buzhala, zyrtar për informim në KEDS, është shprehur se nuk është e vërtetë që ka reduktime të energjisë elektrike më shumë se 2 orë.

Sipas tij, të gjitha komunat e Kosovës e kanë këtë problem, por me mungesë më të madhe të Energjisë Elektrike është përballur Dragashi si dhe zona e Dukagjinit.


Gjithë vendi me mungesë të energjisë elektrike by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...