10 Janar 2017 - 19:13
Por, kjo nuk ka ndodhur. Gjyqtarë e prokurorë nga sistemi paralel nuk i janë bashkuar sistemit kosovar të drejtësisë. Vonesat në integrimin e më shumë se 200 personave, janë evidentuar edhe në komunikatën e BE-së dërguar ministres për Dialog Edita Tahiri.
“Procesi i zbatimit të drejtësisë është duke vazhduar dhe pritet që të përfundojë në janar, ndonëse afati prej 10 janarit nuk është respektuar. Sidoqoftë, disa vonesa të vogla janë të kuptueshme, marrë parasysh se integrimi i më shumë se 200 personave në sistemin e drejtësisë paraqet sfidë unike administrative, e cila duhet të tejkalohet dhe mund të garantojmë se të dyja palët janë duke punuar shumë në gjetjen e zgjidhjes”, thuhet në komunikatën e BE-së.
Ndërsa, shihet si progres hapja e vendit të punës për kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Kjo njëherësh ka qenë edhe përgjigja e ministres për Dialog, Edita Tahiri. E, lidhur me këtë çështje, përgjigje nuk kanë kthyer as në Këshillin Gjyqësor dhe as në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ndërkaq, njohësit e sistemit të drejtësisë, këtë proces e shohin si dështim të radhës së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Serbia në vazhdimësi po mban peng marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Edhe një marrëveshje e pazbatuar Kosovë – Serbi by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...