10 Janar 2017 - 19:10
Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila e akuzonte për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të detyrës. Rasti ka të bëjë me pretendimet për falsifikim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve të huaj në këtë gjykatë.
Arsyetimi i Apelit është se veprimet e Hasanit nuk përbëjnë vepër penale dhe ai gëzon imunitet funksional, kurse dëshmitari Robert Carolan, që ka qenë gjyqtar i Kushtetueses, ka imunitet diplomatik.
Prokurori i rastit ka thënë për KTV-në se janë duke e shqyrtuar vendimin.
“Ne do ta shqyrtojmë dhe do të vlerësojmë, por besoj se do të parashtrojmë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë”, ka thënë prokurori Abdurrahim Islami. Avokati i Enver Hasanit e ka vlerësuar vendimin e Apelit si të drejtë dhe ka thënë se kjo vërteton që Prokuroria nuk ka bazë për ankesë të mëtutjeshme. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e kishte akuzuar vazhdimisht kryeprokurorin Aleksandër Lumezi se qëndron prapa kësaj dhe një akuze tjetër ndaj tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...