10 Janar 2017 - 19:08
Por, deputetët e opozitës nuk u dorëzuan me kaq, pasi të martën ata dorëzuan këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për Interpretim. Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka thënë se janë kundër këtij ligji, pasi, sipas saj, është i padrejtë dhe diskriminues. Dërguti ka thënë se në këtë veprim e kanë edhe përkrahjen e deputetëve të NISMA-s.
Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se mënyra se si është sjellë në Kuvend ky ligj, ka qenë i kundërligjshëm. Presin që Gjykata Kushtetuese të dalë me një verdikt në të mirë të tyre, ndërsa nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të ndërmarrin hapa të tjerë të nevojshëm për ta kundërshtuar këtë ligj.
Kushtetuesja duhet të marrë një vendim në afat prej 60 ditësh, ndërsa pa vendimin e gjykatës, ky Ligj nuk mund të nënshkruhet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Pse opozita e dërgoi në Kushtetuese Ligin për... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...