Si rrodhi debati për Ramush Haradinajn në Kuvend [video]

10 Janar 2017 - 19:03      

Më pak se dy vjet nga koha që kur të njëjtit deputetë nxorën një rezolutë, përmes së cilës iu dërgua notë proteste Sllovenisë për arrestimin e Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, një seancë e jashtëzakonshme është mbajtur sërish me të njëjtin qëllim, raporton KTV.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, duke arsyetuar thirrjen e seancës ka kërkuar unifikimin e ligjvënësve për çka, sipas tij, kjo paraqet sulm ndaj shtetit të Kosovës.

Edhe vetë kryeministri i Kosovës e ka quajtur provokim për destabilizim dhe nxitje të tensioneve e konflikteve arrestimin e Haradinajt, duke i dhënë epitetin e arrestimit politik.

Shef i GP-së së AAK-së Pal Lekaj ka thënë se nuk po arrin të kuptojë se si ata që janë të thirrur në mbrojtje të qytetarëve reaguan të fundit. Shefat e Grupeve parlamentare në pushtet kanë përkrahur kërkesën e AAK-së që t’i kërkohet Francës lirimi i Haradinajt, por njëherësh edhe të ruhet miqësia me Francën.

Të panevojshme i ka quajtur rezolutat e Kuvendit deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili ka theksuar se indiferenca e institucioneve të Kosovës karshi këtyre rezolutave ka bërë që çlirimtarët të vijnë në këtë situatë.

E, sipas Albin Kurtit, mohimi i UÇK-së nga institucionet e vendit po bën që ajo të shihet si e kriminalizuar. Atak ndaj shtetit e ka cilësuar arrestimin e Haradinajt lideri i Nismës, Fatmir Limaj.
Deputeti i pavarur Ilir Deda ka pyetur Qeverinë e Kosovës se çfarë ka bërë ajo, pasi ka 5 muaj që janë riaktivizuar të gjitha fletë arrestet e Serbisë. Kërkesë kryesore ka qenë ndërprerja e menjëhershme e dialogut me Serbinë.


Si rrodhi debati për Ramush Haradinajn në Kuvend by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...