Haxhiu: Kërkesa për esktradim, provokim për luftë

10 Janar 2017 - 18:08      

Deputeti nga PDK-ja Bekim Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka dhënë disa përgjigje për liderin e VV-së Albin Kurti i cili e ka pyetur atë se çka ka bërë për Kosovën.

Haxhiu i tha Kurtit se ka bërë atë që duhej bërë kur ka qenë koha.

“Jam plagos në luftë. Më vjen keq që se kam pas fatin me vdekë, por Albini nuk ka qenë i gatshëm me vdekë në luftë, ai i është dorëzuar Serbisë”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së ka akuzuar partinë e Kurtit se e kanë pamundësuar një rezolutë ku do të dënoheshin krimet e Serbisë në Kosovë pasi që ata nuk morën pjesë në seancë, transmeton kp.

Duke folur për arrestimin e Ramush Haradinajt Haxhiu tha se ai arrestim është i padrejtë dhe i papranueshëm edhe pse kjo ka ndodhur në një vend mik siç është Franca.

“Urdhër arrestet janë keqpërdorim i së drejtës ndërkombëtare nga Serbia duke i vënë në lajthitje të gjitha organet gjyqësore të vendeve të BE-së”, tha Haxhiu ndërsa kërkesën për ekstradim të Haradinajt është provokim për destabilizim për rajonin por edhe për luftë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...