Çeku: Kryeministri duhet t’u dërgojë letër autoriteteve franceze e kërkojë lirimin e Haradinajt

10 Janar 2017 - 17:43      

Ish- komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Agim Çeku, tash deputet i PDK-së tha se deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga paraburgimi në Francë kjo temë duhet të jetë në agjendën e kryeministrit dhe të gjithë ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Çeku i cili ishte përballur edhe vet me një situatë si të Haradinajt tha se telefonatat që ai dëgjoi në seancë që diplomatët e Kosovës i paskan bërë me diplomatë francezë kanë efekt vetëm kur je para se të hysh në paraburgim.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t’u dërgojë letër autoriteteve franceze në mënyrë që të kërkojë lirimin e Haradinajt.

Sipas Çekut në Francë do të duhej të shkonin ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Drejtësisë, transmeton kp.

Ai tha se qëllimi është që UÇK-ja që të portretizohet si kriminale. Po ashtu Çeku tha se qëllimi i Serbisë është që të ftohen marrëdhëniet mes vendeve mike të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...