“Demarkacioni, problem i brendshëm i partive politike të Kosovës”

10 Janar 2017 - 16:44      

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç, gjatë vizitës në Tiranë ka deklaruar se vendi i tij ka marrëdhënie të mira me Kosovën.

Në lidhje me demarkacionin ai ka deklaruar se kjo çështje nuk përbën problem për Malin e Zi, është një problem i brendshëm i Kosovës.

Mali i Zi nuk ka asnjë problem në lidhje me çështjen e demarkacionit me Kosovën. Kështu ka deklaruar në Tiranë në vizitën e tij zyrtare ministri i Jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviç, gjatë një Konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

“Mali i Zi ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Çështja e demarkacionit nuk përbën një problem për ne. Kjo çështje i takon forcave politike në Kosovë që ta zgjidhin. Është problem i brendshëm i tyre”, tha përcjell transmetuesi publik.
Në pyetjen se çfarë hapash ka ndërmarrë Tirana zyrtare në lidhje me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga policia franceze, ministri Bushati tha se janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Prishtinë dhe me ato franceze dhe të Bashkimit Europian.

Gjatë kësaj vizite të kryediplomatit malazez në Tiranë u fol edhe për krijimin e komunës së Tuzit dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...