Hyseni bisedon për çështjen e sigurisë me zyrtaren amerikane

10 Janar 2017 - 15:23      

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim zëvendës-shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilën diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim, Hyseni e njoftoi Hylandin për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë së Kosovë dhe për planin e punës të MPB-së për këtë vit.

Me këtë rast, ministri falënderoi zëvendës-shefen amerikane për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin SHBA-të për institucionet e Kosovës.

Ndërsa, sipas njoftimit të MPB-së, zëvendës-shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Colleen Hyland, vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe institucioneve të sigurisë. Ajo, sipas kësaj komunikate, vuri në dukje se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin edhe në të ardhëm projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...