
10 Janar 2017 - 14:40
Për këtë deklaratë, ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati, ka thënë se është e pamundur sa stereotip e jokreativ po dëshmohet lidershipi serb edhe në këtë rast në sulmin e tyre ndaj shqiptarëve.
“Kurrsesi nuk po mund të dalin nga kornizat e ngushta të bërjes politikë, brenda të cilave kundërmon erë konspiracioni, sulmi, gjaku, primitivizmi. Për më tepër Serbia me këtë qasje po vazhdon luftën speciale kundër Kosovës, duke shfrytëzuar krejt arsenalin e saj. Kësaj radhe u mor edhe me diasporën”, ka thënë Murati, raporton Koha.net.
Por, siç tha ministri, fatmirësisht, diaspora jonë përbën një diasporë shumë të ngritur e të integruar, një diasporë që qëndron shumë më lartë se një ministër si ai Daçiq.
“Kemi përjetuar sulme edhe më të egra e primitive nga Serbia, si masakra e vrasje mbi gra e fëmijë dhe kjo diasporë nuk ka bërë veprime çfarë “ka frikë” Daçiqi se do të bëj sot. Diaspora shqiptare tani më po e bënë atë që e ka pasur në plan – po proteston në mënyrë të qytetëruar gjithandej nëpër botë, po mbledh peticione e po lobon për lirimin e Ramush Haradinajt. Dhe me këtë po e nxjerrë në sipërfaqe praninë e mentalitetit primitiv e konfliktuoz të Ivica Dacicit dhe po dëshmon se çdoherë është e gatshme të rreshtohet në krah të mbrojtjes së atdheut”, ka përfunduar Murati.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...