Walker: Është turp për Francën që zbaton ende fletë arrestet serbe

10 Janar 2017 - 14:05      

Arrestimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, e ka pikëlluar shumë mikun e Kosovës nga Amerika, William Walker.

Ish-shefi i OSBE-së gjatë luftës në Kosovës ka qëndruar në seancë për të dëgjuar se çfarë po diskutohet ku deputetët sot janë mbledhur të diskutojnë në seancën e jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Haradinajt.

Walker ka dhënë edhe një deklaratë për media në lidhje me Haradinajn për të cilin thotë se e njeh tash e 16 vjet.

“Se pari, unë jam këtu sepse ky është një Parlament i cili duhet t’i prezantojë popullit të Kosovës dhe dua të shoh se çfarë thuhet për rastin e z. Haradinaj dhe për arrestimin e tij. Pra, kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Tani, ajo çfarë mendoj për z. Haradinaj. Unë mendoj se është turp arrestimi i tij. Unë e njoh Ramush Haradinajn tashmë qe 15-16 vite. E kam njohur kur ai ka qenë kryeministër i Kosovës, kur ka qenë në Hagë në gjykimin e tij të parë dhe kur është liruar nga akuzat për krime lufte. Dhe ja ku jemi 10 vjet më vonë. Ai udhëton në Bazel të Zvicrës dhe krejt papritur ka një tjetër urdhër arrest të Beogradit nga Interpoli. Dhe unë jam i hutuar se pse në këtë moment, krejt papritur autoritetet franceze janë duke implementuar një urdhër arrest nga Serbia, për të cilin francezët duhet të dinë se është një akt plotësisht politik nga Beogradi dhe jo për atë se çfarë Haradinaj ka bërë ose jo në të kaluarën. Kështu që, unë jam sinqerisht i pikëlluar, jo vetëm me Beogradin, i cili vazhdon të bëjë këto akte politike, por edhe nga Parisin që vazhdon të bëjë gjëra në emër të Beogradit të cilat janë të pa venda”, tha Walker, raporton KP.

Ai është shprehur optimist që në Kosovë gjërat do të përmirësohen, ani pse në disa raste shpreh dëshpërimin me zhvillimet në vend.

“Sinqerisht, ndonjëherë jam i dekurajuar dhe ndonjëherë i dëshpëruar që gjërat nuk kanë shkuar aq mirë sa duhet. Unë kam qenë këtu në çlirimin e Kosovës. Kam qenë këtu në pavarësinë e Kosovës dhe e di se populli i Kosovës ka pritshmëri të mëdha dhe mendoj se ato pritshmëri nuk janë realizuar. Njëra nga arsyet pse mendoj se Parlamenti këtu ka një punë të vështirë në bazë të Kushtetutës që te bëjë atë që shumica e popullit të Kosovës donin që Parlamenti të bënte, e cila është që ata të mbajnë gjërat në lëvizje. Unë vij shpesh aq sa mundem dhe gjithmonë shpresoj se gjërat do të përmirësohen por për mendimin tim gjërat nuk janë përmirësuar. Kështu që këtë herë jam këtu ta shënoj përvjetorin e masakrës se Reçakut pra pjesëmarrja ime atje. Do të doja të thosha më shumë gjëra pozitive që të përgjigjem në pyetjet tuaja por jam i zhgënjyer”, tha Walker.

William Walker ka qenë shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë në kohën kur ndodhi masakra e Reçakut.

Këtë masakër ku u vranë më shumë se 50 shqiptarë civilë Walker e quajti gjenocid. Pas kësaj ngjarje, fuqitë perëndimore u vunë në lëvizje për t’u mbledhur në Rambouillet të Francës pas së cilës edhe pasuan sulmet ajrore të NATO-s në caqet serbe. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...